Sherr masiv në Elbasan, përplasen tifozët e Plisave me Mitrovicën (VIDEO)

Mar 29, 2015 | 14:49
SHPËRNDAJE

Një sherr masiv mes tifozëve të ardhur nga Kosova ka ndodhur në mesditë në qytetin e Elbasanit.

Policia ne vendngjarje

Tifozët e Plisave të Prishtinës janë përplasur me mjete të forta me tifozët e Torçidës, grupim i ardhur nga Mitrovica.

Drejtori i Policisë Neritan Nallbati në vendin e ngjarjes bën të ditur se “ sherri ka nisur mes dy grupeve tifozësh të ardhur nga Kosova të cilët kanë debatuar se kush grup do të kalojë i pari në bulevard”.

Sakaq ka nisur debate me fjalë dhe më pas ka përfunduar me goditje mes dy grupeve më së shumti me shishe birre që tifozët mbanin në dorë.

Sheri mes tyre ka nisur tek rreth rrotullimi tek “ 1 Maji” ku nën himnin e këngës “Xhamadani vija vija”, tifozët po tentonin të hynin në bulevard.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e Policisë e cila ka bërë të mundur shoqërimin e 10 tifozëve nga të dyja grupet në komisariat, e më pas ka dërguar në spitalin kirurgjik 4 të dëmtuar kryesisht në kokë.

Sakaq Nallbati pohon se “ deri më tani sutuata është e qetë”.

Tifozët parakalojnë qetësisht në rrugë duke kënduar apo thërritur “Prishtina” , “ Shkupi” “ Shqipëri Etnike”, etj”.

Dy tifozeritë njihen si ndër më të zjarrtat në Kosovë dhe kanë ‘hasmëri’ mes tyre.

Një vit më parë ato u përplasën dhunshëm gjatë një ndeshje të kampionatit kosovar mes Trepçes dhe Prishtinës. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura