Sherr i përgjakshëm në Athinë, reperi i njohur plagos me thikë dy persona. Të përfshirë në konflikt dhe shqiptarë

Nov 11, 2021 | 10:23
SHPËRNDAJE

Reperi grek “Thug Slime” dyshohet se është përfshirë në një sherr të përgjakshëm mbrëmjen e djeshme në Athinë.

reperi

Si pasojë e përplasjes së ashpër, kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërkohë që policia ka bërë dhe arrestimin e tre personave të dyshuar, mes të cilëve dhe reperi “Thug Slime”.

Sipas policisë helene, të pestë personat janë përfshirë në një konflikt me njëri tjetrin për shkaqe të panjohura. Dy prej personave të përfshirë mësohet se ishin shqiptarë.

Në të njëjtën kohë, raportet tregojnë se në mesin e personave të përfshirë është edhe reperi “Thug Slime”, i cili dyshohet se është dhe autori i plagosjes

Deri më tani është mësuar se reperi ka sulmuar me thikë dhe ka plagosur një baba të tre fëmijëve, ndërsa skena është parë nga i biri i tij vetëm 10 vjeç.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mesditës së djeshme, kur një makinë me katër pasagjerë, dy shqiptarë, një bullgar dhe një grek, ka ndaluar jashtë një kafeneje në rrugën Lenorman.

Katër burrat iu afruan shpërndarësit me origjinë shqiptare të dyqanit dhe për një arsye të panjohur janë zënë. Menjëherë më pas, sipas informacioneve në skenë kanë dalë thikat, nga të cilat është plagosur shpërndarësi dhe një shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura