Sherifi: Nisma do të hyjë në Kuvend, votat nga Serbia janë kriminale

SHPËRNDAJE

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Nismës SocialDemokrate, Bilall Sherifi në një konferenë për media të kësaj partie ka thënë se Nisma ka 5.17% të votave duke përfshirë votat e rregullta, votat e diasporës dhe votat me kusht.

Sherifi ka kritikur mënyrën e pranimit të votave me zarfe nga Serbia duke thënë se ato vota janë mbushur në mënyrë kriminale dhe kanë ardhur në Kosovë në mënyrë kriminale

“Disa zarfe që kanë hyrë në mënyrë ilegale dhe të dërguara në QNR pa asnjë vendim paraprak pa asnjë raport paraprak të Prokurorisë pa një vendim të KQZ-së se çka të bëhet me ato vota prapë. Kanë ardhur këto vota në mënyrë kriminale janë futur në sistem në mënyrë të jashtëligjshme”, ka thënë Sherifi.bilall-sherifi-600x324

Sherifi ka thënë se do ta marrin parasysh sygjerimin e PZAP-së dhe nuk do të bëjnë ankesë në Gjykatë Supreme lidhur me votat nga Serbia.

“PZAP ka marrë një vendim ku na sygjeron të mos bëjmë ankesë dhe ne kemi vendosur që të mos bëjmë ankesë në Gjykatë Supreme”, tha ai.

Ai u ka bërë thirrje partive të tjera që të mos i fërkojnë duart për të marrë mandatet që i takojnë Nismës.

“Mos t’i fërkojnë duart që t’i vjedhin mandatet e Nismës dhe vullnetin e 42 mijë qytetarëve por të ndihmojnë që të mos shkelet vullneti i votuesve të rregullt”, ka thënë Sherifi. /GazetaExpress/

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.