Shërbimit Për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat: Shpall funksionet e lira për konkurrim

Apr 5, 2020 | 8:00
SHPËRNDAJE

Shërbimit Për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat

Shpall funksionet e lira për konkurrim në strukturat e Drejtorisë se Përgjithshme të Shërbimit Për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme.

Në mbështetje të neneve 3 pika “a”, 21 dhe 76 e vijues dhe 86 të Ligjit Nr.70/2014 “Për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, nenit 63, 107, 108 e vijues të Rregullores së Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, miratuar me Vendim Nr.829 datë 03.12.2014, të Këshillit të Ministrave, si dhe bazuar në Urdhrin e Ministrit të Brendshëm Nr.31 datë 30.01.2020 “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ,

  1. Shpalljen e 24 (njëzetë e katër) funksioneve të lira për konkurrim në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
  1. Funksionet civile të shpallura janë :
  2. Shef i sektorit të trupës vlerësuese 1 (një pozicion), në Drejtorinë e Vlerësimit Kalimtar dhe Periodik” (pa gradë) me pagë III-A/1.
  1. b. Specialist në Sektorin e Trupës Vlerësuese, në Drejtorinë e Vlerësimit Kalimtar dhe

Periodik” (pa gradë) me pagë III-b gjithsej 7 (shtatë) pozicione.

  1. c. Specialist Ankesash, civil me pagë III/b në nivel qëndror 3 (tre) funksione)
  2. d. Specialist hetimi/ankesash pa gradë në nivel rajonal 1 (një), funksion. e.  Specialist network 1 (një) funksion

III. Funksionet me gradë të shpallura janë:

  1. Drejtor Drejtorie me gradën “Drejtues i Parë” 2 (dy) pozicione
  2. b. Drejtor Drejtorie rajonale me gradën “Drejtues” 2 (dy) pozicione c.   Shef sektori me gradën ‘Kryeinspektor” 4 (katër) pozicione.
  3. d. Specialist ne nivel qëndror dhe rajonal, grada “Inspektor/Inspektor i

Parë/Kryeinspektor”, 4 (katër) pozicione

  1. Kandidatët që aplikojnë për  pozicionet  civile  duhet  të  plotësojnë  kriteret  bazë  të mëposhtme:
  • Kritere të përgjithshme
  1. a. të jetë shtetas shqiptar;
  2. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. c. të përmbushë kërkesat për nivelin e arsimit, njohuritë e posaçme profesionale, përvojën e nevojshme, sipas vendit të punës dhe funksionit;
  4. të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, sipas një dokumenti mjekësor të miratuar;
  5. e. të jetë i aftë fizikisht për të kryer detyrën, sipas rregullave të testimit të miratuar;
  6. f. të japë informacionin e kërkuar për punën e tij të mëparshme ose ndonjë çështje tjetër, që lidhet me pranimin e tij në shërbim;
  • Kritere të vecanta:
  1. a. Ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare, në drejtësi ose finance/kontabilitet, me mesatare mbi 5
  2. Ka eksperiencë pune jo më pak se 2 vjet në profesion;
  3. c. Nuk ka ushtruar funksione politike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 3 viteve të fundit;
  4. Ndaj tij nuk është nisur një hetim penal dhe ai nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo të një kundërvajtjeje penale me dashje;
  5. e. Nuk ka qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike;
  6. f. Ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila nuk është parashkruar, sipas legjislacionit që rregullon marrëdhëniet e punës, në momentin e aplikimit;
  7. Nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit

1990, sipas ligjit “Për të drejtën e informimit me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të

Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

  1. Të plotesojë kushtet per pajisje me CSP;
  2. Të ketë njohuri mbi programet Kompjuterike, WORD, EXEL, PP, ACESS etj;
  3. Njohja e mirë e anglishtes së folur dhe të shkruar do të ketë prioritet;
  4. Të japë pëlqimin për t’ju nënshtruar ekzaminimit poligrafik;
  5. Ti nënshtrohet vlerësimit kalimtar dhe periodik në zbatim të ligjit 12/2018
  6. Të pasurit certifikata trajnimesh ose shkollimesh që kanë lidhje me aspektet teknike të procedurave së testit të integritetit do të ketë prioritet.
  • Kërkesa Specifike:
  1. a. Të ketë aftësi të mira analitike;
  2. Të njohë kuadrin ligjor që normon veprimtarinë administrative, dhe kryesisht hetimin administrativ;
  3. c. Të ketë aftësi të mira vlerësuese dhe gjykuese;
  4. Të kete aftësi shkrimi dhe arsyetimi ligjor;
  5. e. Të njohë kuadrin ligjor mbi vlerësimin kalimtar dhe periodik;
  6. f. Të ketë aftësi organizative të punës në grup;
  1. Kandidatët për pozicionet me gradë, duhet të përmbushin kriteret bazë të mëposhtme:
  • Kritere të përgjithshme:
  1. a. Arsimi i lartë Policor ose “Master i Shkencave” në Drejtë
  2. Kandidatët duhet të kenë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vjet dhe vlerësime mirë ose shumë mirë në këto struktura të shërbimeve:
  • Hetimit të Prokurorisë;
  • Hetimit të krimit të Policisë së Shtetit ose me kompetenca të Policisë Gjyqësore;
  • Informative të SHISH dhe/ose A.I.S.M;
  • Inspektimit të SHÇBA-së.
  1. c. Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  2. Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter. e.  Të ketë aftësi të mira komunikuese.
  3. f. Të jetë i gatshëm të caktohet me shërbim kudo, brenda territorit të vendit.
  4. Të plotësojë të gjitha kriteret për paisjen me Çertifikatë të Sigurisë të Personelit (CSP)
  • Kritere të vecanta për pozicionin Drejtor Drejtorie në Nivel Qëndror:
  1. a. Të ketë punuar jo me pak se 5 vjet në strukturat analitike të Informacionit Kriminal
  2. Të njohë programet analitike MEMEX, TIMS, menaxhimi cështjes, (nenprogramet e tyre)
  3. c. Të dije të përpilojë Raporte, Tërheqje Vëmendje, Qarkore, Esse, Informacione, MEMO, Analiza ne nivele strategjike dhe taktike.
  4. Të ketë kualifikime brenda dhe jashte vendit në këtë fushë
  5. e. Të njohë programet bazë të kompjuterit.
  • Kritere të vecanta për pozicionin Drejtor Drejtorie në nivel Vendor:
  1. a. Të ketë kryer detyrën e shefit te sektorit
  2. Të ketë experience në menaxhimin e personelit.
  3. c. Të ketë experience në fushën e planizimit, organizimit, kontrollit dhe drejtimit jo me pak se 5 vjet pune
  4. Të njohë hetimet proceduriale penale, administrative
  5. e. Të dije të përpilojë Raporte, Informacione,  Relacione , MEMO, Analiza ne nivele taktike.
  • Kritere të vecanta për pozicionin Shef Sektori:
  1. Të ketë experience pune si specialist në sektorin e hetimeve kundër korrupsionit jo më pak se 3 vjet pune.
  2. b. Të ketë experience administrative në menaxhimin e personelit jo me pak se 4 vjet.
  3. c. Të njohë ne nivelin mire dhe shume mire procedure penale, kodin penal dhe hetimet ne fazen parapra
  4. d. Të ketë experience në hetimet proactive, operacionet policore, jo me pak se 4 vjet pune.
  5. e. Të ketë experience si specialist ne fushën e informacionit dhe metodat e zhvillimit te tij.
  6. f. Preferohen kandidatë me arsim  policor dhe jurist.

VII.           Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse (Personeli) të bëjë shpalljen e funksioneve të lira me informacione të mëtejshme në lidhje me kërkesat për kandidatët sipas pozicioneve të punës dhe afishimin e tyre ne Zyrën e Informacionit te SH.Ç.B.A- së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura