Shërbimi Meteorologjik paralajmëron banorët: Mos u çudisni, do të bien hardhuca…

Jan 23, 2020 | 18:07
SHPËRNDAJE

Iguanat thuajse të ngrira kanë rënë nga pemët në Florida pasi rënia e temperaturave kanë bërë që ato të ngurtësohen dhe të humbasin kontrollin nëpër degë ku ato qëndrojnë zakonisht.

iguana

Hardhuca me gjak të ftohtë ngadalësohet ose bëhet e palpvizshme kur temperaturat zbresin nën 4 gradë.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) në Miami postoi një paralajmërim për krijesat që binin të martën.

NWS shkroi në Twitter: “Kjo nuk është diçka që ne parashikojmë zakonisht, por mos u çuditni nëse shihni iguana që bien nga pemët sonte”.

Shërbimi shtoi në një grafik me postimin: “Ata mund të bien nga pemët, por nuk kanë ngordhur”.

Shteti me shumë diell përjetoi një të ftohtë të pazakontë në fillim të kësaj jave, ndërsa temperaturat ranë nën zero gradë, duke ngrirë praktikisht krijesat me gjak të ftohtë dhe për pasojë rënien e tyre nga pemët.

/Panorama/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura