Shërbimi Diplomatik, Cakaj: Kemi 12 pozicione të lira, ja kriteret dhe vendet

Sep 21, 2019 | 9:02
SHPËRNDAJE

Pas reformave të ndërmarra nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku një sërë dipolmatësh u transferuan dhe të tjerë u liruan nga Sherbimi Diplomatik, tashmë i jepet mundesia të rinjve që të bëhen pjesë e diplomacisë shqiptare.

Gent_Cakaj-ministri-detyre1

Me anë të një postimi në Facebook, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka dhënë lajmin se 12 pozicione janë të lira në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Cakaj shton se kjo shpallje është pjesë e përpjekjes së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të përfshirë ekselentët në trupën diplomatike shqiptare.

“Ndryshimet e ndërmarra deri më tani, kanë krijuar një hapësirë shumë më të madhe për ekselentët, profesionistët dhe personat me aftësi cilësisht të dalluara në përgjithësi. Kjo gjeneratë e re diplomatësh do të ushtrohet në trajnime të veçanta e do të trajtohet me një kujdes të posaçëm për t’u bërë një gjeneratë elitë e diplomacisë shqiptare në perspektivë afatgjatë!” – shkruan Cakaj.

Kreu i diplomacisë saktëson dhe siguron se procesi i përzgjedhjes së diplomatëve të ardhshëm dhe shërbyesëve civilë të rinj do të jetë i mbështetur tërësisht mbi merita profesionale dhe vlerësime objektive. Por nuk do të jenë vetëm keto 12 pozicione. Gent Cakaj paralajmëron se shumë shpejt Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të shpallë edhe më tepër vende të lira për diplomatët e ardhshëm për të ndërtuar një shërbim të shkëlqyer diplomatik.

Të gjithë ata që mendojnë se mund t’i shërbejnë Shqipërisë si diplomatë të ardhshëm, mund të shohin kriteret dhe postet e lira në këto adresa:
http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1826

http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1825

http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1824

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura