Shënon rënie numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, ja sa persona kanë ndërruar jetë në 24 orë

Apr 22, 2020 | 15:20
SHPËRNDAJE

Numri i të infektuarve nga koronavirusi vazhdon të shënoj rënie në Maqedoninë e Veriut.

koronavirus

Nga 660 teste të realizuara brenda 24 orëve, vetëm se 28 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ç’ka e ka çuar numrin e të infektuarve në 1269.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 11. Në Prilep janë 9 të infektuar ndërsa në Kumanovë dhe Tetovë nga 2, në Veles 3 dhe në Vallandovë 1.

Gjatë 24 orëve të fundit, një person nga Shkupi ka ndërruar jetë duke e çuar numrin e të vdekurve në 56.

Ministria e Shëndetësisë informon se numri i pacientëve të shëruar në 24 orë është në 48, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 272.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura