Shënon rënie numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, ja sa persona humbën betejën me virusin në 24 orët e fundit

Jul 4, 2020 | 17:19
SHPËRNDAJE

Maqedonia e Veriut ka shënuar një rënie të numrit të të infektuarve dhe viktimave në 24 orë, pasi janë testuar pozitivë 129 persona dhe kanë humbur betejën me COVID-19, gjashtë pacientë.

koronavirus-maqedoni-696x435

Ditën e djeshme numri i personave të infektuar llogaritej 165, ndërsa ai i viktimave 7.

Mediat vendase raportojnë se ende priten rezultate për të paktën edhe 20 teste nga qendrat private të testimit dhe më pas Ministria e Shëndetësisë do të bëjë përditësimin e të dhënave.

Ndërkohë nuk ka ende informacione për pacientët e shëruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura