Shënoi tripletë ndaj Vardarit, Ibrahimi: Ishte fitore historike, golat dedikim për mësuesit

Mar 8, 2018 | 12:06
SHPËRNDAJE

Besart Ibrahimi ishte padyshim heroi i Shkëndijës në përballjen e Kupës ndaj Vardarit. Sulmuesi 31-vjeçar shënoi 3 gola dhe asistoi te goli i 4-t, duke i dhuruar kualifikimin kuqezinjve për në gjysmëfinale.

Ibrahimi

Në një prononcim të shkurtër për mediat pas ndeshjes, numri 7 i tetovarëve, u shpreh mjaft i lumtur për kualifikimin dhe golat. Nuk mungoi as urimi për 7 marsin.

Shënuat 3 gola dhe u kualifikuat. Çfarë ndjesie keni tani pas ndeshjes?

Pjesën e parë e patëm më të vështirë, pasi krijuam raste, por nuk arritëm të shënojmë, ndërsa në pjesën e dytë gjetëm golat dhe çdo gjë u bë më e lehtë. Jam shumë i lumtur që u kualifikuam dhe për 3 golat e shënuar.

A veçoni edhe ju golin e dytë, si më të bukurin?
Po, edhe unë mendoj se ishte më i bukur se dy të tjerët, por rëndësi ka që fituam dhe u kualifikuam. Një ndeshje historike. E eliminuam Vardarin në Kupë, e kemi mundur edhe në kampionat, kjo është një fitore shumë me vlerë.

Numri 7, shënon 3 gola për 7 mars. Ju gëzon kjo lidhje?
Normalisht, pasi babanë e kam mësues dhe i uroj festën e 7 marsit, atij dhe gjithë arsimtarëve të tjerë, ju uroj gjithë të mirat në jetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura