Shënoi që në debutim, Zhegrova: U befasova kur e pashë veten titullar, ja kujt ia dedikoj golin

Mar 24, 2018 | 21:24
SHPËRNDAJE

Debutuesi Edon Zhegrova, në mikrofonin e Supersport, foli pas golit të shënuar në fitoren e Kosovës. Ai u shpreh shumë i lumtur për golin dhe se ishte i befasuar edhe kur e pa veten titullar.

zhegrova

Paraqitja e parë, dhe realizuat gol…

Emocion i veçantë për mua sot. Të luash dhe të shënosh për vendin tënd, është diçka e bukur. Edhe çunat të gjithë bënë një paraqitje shumë të mirë sot. Të gjithë dhanë maksimumin. Shpresoj të vazhdojmë me fitore dhe suksese.

Si u ndjetë kur e patë veten titullar?

Jam befasuar kur pashë se isha titullar, por kam menduar sot vetëm për ndeshjen. Jam i lumtur se fituam. Dhe i përshëndes të gjithë tifozët sot.

Dedikim për golin?

Nuk kam pasur një dedikim special, por për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë Kosovën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura