Shënoi dopietë në Kupë, Çinari “sinjale” Gegës: Dua edhe derbin!

Sep 26, 2018 | 2:26
SHPËRNDAJE

Eraldo Çinari vazhdon të shkëlqejë në Kupë për Partizanin, teksa sot gjeti edhe dy herë rrugën e rrjetës ndaj Tërbunit. Shkodrani i jep kështu edhe sinjale trajnerit Gega, përpara një ndeshje si derbi ndaj Tiranës, ditën e premte. Në një prononcim për Supersport, Çinari shprehet:

cinari

“Për çdo sulmues, gjetja e golit është mjaft e rëndësishme pasi të ndihmon psikologjikisht. Shpresoj të kem më shumë minuta dhe të vijoj me këto ritme edhe në kampionat. Kur isha te Vllaznia kam luajtur kundër të dyjave, por tani dua të përjetoj ndjesitë e të luajturit në një derbi. Dua shumë që të luaj në fushë, por mbi të gjitha që të marrim edhe fitoren.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura