Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. 57-vjeçarja u konstatua pozitive pasi humbi jetën

Mar 22, 2020 | 15:43
SHPËRNDAJE

Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një grua 57-vjeç, nga Kumanova.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i shëndetësisë, i cili tha se po ashtu, klinikën e infektivit po kurohet edhe djali i viktimës, që është i moshës 33-vjeç.

Klinika-Infektive-Shkup

Po ashtu, ai sqaron se viktima u rezultoi pozitive me koronavirus, pas vdekjes, pasi më parë kishte bërë dy teste por kishin rezultuar negativ.

“Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostikuar pas vdekjes mbrëmë vonë në Kumanovë. Bëhet fjalë për grua të moshës 57 vjeçe. Sa i përket pranimit dhe tretmanit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”, tha mes tjerash ministri i shëndetësisë në Maqedoninë  e Veriut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura