Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Mal të Zi, ministria jep detajet

Mar 23, 2020 | 8:38
SHPËRNDAJE

Shenohet viktima e pare nga koronavirusi ne Malin e Zi. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Qendrës Klinike në Podgoricë, Jevto Erakoviq, i cili dha detaje lidhur me rastin. mali zi

Sipas tij, viktima është një burrë, 65 vjeç, i cili ka pasur edhe sëmundje kronike të mushkërive dhe ishte shtruar në spital të shtunën.

“Të gjitha masat që janë ndërmarrë, për fat të keq nuk kanë mundur të shërojnë pacientin”, tha Erakoviq.

Në Mal të Zi janë konfirmuar 22 raste të të infektuarve me koronavirus.

Ky shtet ka mbi 5,000 vetë në izolim, në disa karantina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura