Shënohet viktima e parë nga cunami i frikshëm, babai vdes para syve të gruas e dy fëmijëve

Jul 17, 2018 | 13:03
SHPËRNDAJE

Raportohet viktima e parë nga cunami që goditi plazhedt e Majorkës dhe Menorkës këtë të martë duke shkaktuar panik në një nga vendet më të vizituara nga turistët gjatë sezonit veror.

Një turist gjerman, ende i paidentifikuar, baba i dy fëmijëve gjeti vdekjen para syve të fëmijëve dhe gruas së tij pasi e mori me vete vala masive e mini-cunamit.

Mësohet se viktima 52 vjeç, po ecte në një nga plazhet vetëm pak orë pasi cunami i frikshëm goditi qytetin port të Ciutadella.

Bild pretendon se mamaja arriti të shpëtonte vajzën, ndërsa aty afër canoeistët shpëtuan djalin para se të tërhiqnin babin e pajetë mbi barkë.

Cunami ka përmbytur plazhet dhe baret si dhe ka frikësuar banorët.

NINTCHDBPICT000420951833 NINTCHDBPICT000420951830 NINTCHDBPICT000420951824 NINTCHDBPICT000420951823 boat2 NINTCHDBPICT000420951822 boat1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura