Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Greqi. Një 53 vjeçar ndërroi jetë në Spitalin e Selanikut

Mar 15, 2020 | 9:40
SHPËRNDAJE

Ka arritur në katër numri i të vdekur nga koronavirusi në Greqi, pasi një burrë 53-vjeçar që ishte shtruar në spital në AHEPA të Selanikut ndërroi jetë të dielën.

nosokomeiodiadromoss--2-thumb-large--2-thumb-large

Dy pacientë të tjerë vdiqën të shtunën, një 67-vjeçar në Spitalin e Përgjithshëm Zakynthos dhe një 90-vjeçar në Spitalin e Përgjithshëm Ptolemais.

Autoritetet greke të shtunën thanë që një 38 pacientë shtesë janë infektuar nga koronavirusi i ri, duke e rritur numrin në 228.

Njëzet e dy nga rastet e reja besohet të jenë “shtëpiakë”, që do të thotë se nuk kishin udhëtuar kohët e fundit jashtë vendit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Sotiris Tsiodras në një konferencë për shtyp.

Aktualisht ka 57 pacientë Covid-19 në spitale, pesë prej të cilëve janë intubuar.

Në të njëjtën kohë, tetë pacientë janë liruar nga spitali.

Tsiodras tha se më shumë se 3,400 mostra të ADN-së janë testuar deri më tani

Të shtunën, qeveria tha se po pezullon të gjitha fluturimet e mbetura për në dhe nga Italia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura