Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Basha: Ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi. E mira triumfon gjithmonë mbi të keqen!

Sep 5, 2021 | 9:21
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideron një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi kremtimin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Bash 1

Kryedemokrati thekson përmes një postimi në “Twitter” se mënyra më e mirë për ta nderuar Nënë Terezën është ta shndërrojmë misionin e saj në misionin tonë, ndërsa shton se duhet besuar se edhe në ditët më të vështira “e mira triumfon gjithmonë mbi të keqen!”.

MESAZHI I PLOTË 

Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi. Mënyra më e mirë për ta nderuar Shën Terezën është shndërrimi i misionit të saj në misionin tonë, i shembullit të saj në frymëzim dhe nxitje për të bërë më shumë dhe me përulësi për ata që janë në nevojë e pa mbështetje, të braktisurit e të sëmurët, për të sjellë shpresë për një jetë më të mirë për gjithë të rinjtë dhe të rejat që si të vetmen zgjidhje shohin emigracionin, me besimin se edhe në ditët më të vështira,e mira triumfon gjithmonë mbi të keqen!

lb

basha 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura