Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Apeli i dom Artur Jakut për ngjarjet e fundit në Shkodër: Nuk e kam për qeverinë, por për ata që vrasin…

Sep 5, 2018 | 11:41
SHPËRNDAJE

Në Shtëpinë e misionarëve të Nënë Terezës, në Shkodër është mbajtur sot një meshë për nder të kremtimit të Shenjtërimit të Nënë Terezës, që daton më 5 Shtator të 2016-ës.

Duket se ngjarjet e fundit në Shkodër nuk kanë mundur të kalojnë pa u përmendur edhe në këtë meshë, ku dom Artur Jaku, ka bërë apel për t’u dhënë fund vrasjeve tronditëse, ndërsa ka thënë se nuk ka apel pë qeverinë, pasi do të gjykohen në ditën e sgjedhjeve.mesha

“Sot nuk e kam një apel për qeverinë, sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete”, deklaroi dom Artur Jaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura