Shenjat që tregojnë se Donald Trump është i sëmurë mendor

Jan 31, 2017 | 19:48
SHPËRNDAJE

Hillary Clinton gjatë fushatës pretendonte se “temperamenti i Trump ishte i papërshtatshëm për të qenë President.

Cliton ishte kundërshtare e tij politike, por disa psikologë kanë nisur të vënë në pikëpyetje gjendje mendore të presidentit amerikan.usa_donald_trump_south_carolina1

Deri tani ata nuk janë lejuar që të flasin me gazetarët për zbulimet e tyre.

Por, një prej tyre ka publikuar dhe diagnozën e Trump. John D. Gartner, thotë se presidenti amerikan “është i sëmurë mendor i rrezikshëm dhe temperamenti i tij nuk është i pranueshëm për të qenë president”.

Ai beson se Trump ka shfaqur shenjat që tregojnë se është “narcis dashakeqës”, që përcaktohet si narcis i përzier me çrregullime personaliteti, agresivitet dhe sadizëm.

“Narcizmi e pengon që të shohë realitetin kështu që nuk mund të përdorësh logjikën pë ta bindur”, pretendon psikologja tjetër, Julie Futrell për “NY Daily News”.

Në dhjetor, tre profesorë të njohur të psikiatrisë i dërguar letër Barack Obamës ku i shprehnin shqetësimet e tyre mbi stabilitetin mendor të Trump.

Madje në SHBA, pas zgjedhjeve u krijau dhe një grup i quajtur “Qytetarët Terapistët kundër Trumpizmit”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura