Shenjat që ju ndihmojnë të njihni një person toksik

Dec 6, 2019 | 17:56
SHPËRNDAJE

A e keni pasur ndonjë person toksik në jetën tuaj? Sa shumë dëme ju ka shkaktuar juve dhe të dashurve tuaj? Çfarë do kishte ndodhur nëse do ta kishit vërejtur menjëherë toksitetin e personit, duke shpëtuar veten nga lëndime, frustrime e lodhje mendore?

Mund t’ju duket e çuditshme, por faktikisht ka disa shenja konkrete të cilat mund t’ju ndihmojnë ta identifikoni një person toksik brenda pesë minutave. Ja cilat janë ato…

Flasin keq për tjerët

Nëse e filloni një bisedë me dikë dhe ai/ajo nuk ndalet duke folur keq për persona tjerë, atëherë kjo është shenjë e qartë se personi është toksik.

Dëshirojnë diçka nga ju

Një prej mënyrave më të sigurta për ta kuptuar brenda pak minutave nëse dikush është toksik, identifikoni se çfarë dëshiron nga ju. Nëse personi është toksik, shanset janë se jeni duke biseduar me të sepse dëshiron diçka nga ju.

Nuk e kanë problem t’ju kërkojnë favore

Nëse personi tregon zero hezitim për t’ju kërkuar gjëra brenda pak minutave që e keni takuar, atëherë patjetër që është toksik.

Nuk shfaqin aspak interesim për ju

Nëse keni filluar të bisedoni me dikë dhe pas disa minutave bisedë personi nuk shqetësohet fare për të ditur më shumë për ju, atëherë nuk ka mënyrë më të mirë për ta kuptuar nëse është toksik sesa kur nuk shfaq aspak interesim.

Burimi / telegrafi.com

REVISTA PSIKOLOGJIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura