Shenjat fatlume të zodiakut dhe ato që i kanë kundër të gjitha planetet, parashikimi nga Paolo Fox

Sep 16, 2018 | 15:17
SHPËRNDAJE

horoskopi 2Dashi
Për fat të keq, duke nisur nga dita e premte, planeti Mërkur do të jetë në pozicion jo të favorshëm me shenjën tuaj dhe gjatë javëve në vijim do të debatoni me ata që ju rrethojnë, sidomos në sferën profesionale. Shfrytëzoni më së miri ditën e hënë dhe ditën e enjte, sepse do t’ju vijë në ndihmë hëna për të sheshuar mosmarrëveshjet me kolegë dhe eprorë.
Demi
Venusi është në kundërshti me shenjën tuaj dhe kjo situatë nuk duhet nënvlerësuar. Në aspektin sentimental do të keni plot dyshime e pasiguri, madje do të arrini deri aty sa të vini në diskutim a keni bërë zgjedhjen e duhur për partnerin/en që keni në krah. Pjesa e parë e javës, në vija të përgjithshme, do të jetë më e mirë se e dyta. Kujdes gjatë ditës së premte dhe të shtunë, se mund të ndiheni disi të tensionuar, si pasojë e ndikimit negativ të Hënës.
Binjakët
Më në fund, këtë javë planeti Mërkur do t’ju buzëqeshë përsëri, pasi ka pasur për shumë kohë ndikim negativ në shenjën tuaj. Prej ditës së mërkurë, do të vini re një përmirësim të ndjeshëm në marrëdhëniet me të tjerët. Do ta keni më të thjeshtë të lidhni miqësi, të mbyllni marrëveshje apo të vendosni kontakte të reja. Ju presin lajme të mira në sferën profesionale. Bëni pak durim të hënën, pasi do të jeni disi të tensionuar.
Gaforrja
Gjatë kësaj jave do të përballeni me dy ditë relativisht të tensionuar, të martën dhe të mërkurën, pasi Hëna do të ketë ndikim negativ. Për pasojë, do t’ju duket sikur asgjë nuk shkon si duhet.
Për fat të mirë, situata do të përmirësohet prej ndikimit miqësor të Venusit dhe do të kaloni një fundjavë plot emocione dhe dashuri.
Luani
Me ndikimin negativ të Venusit, zënkat dhe mosmarrëveshjet me partnerin janë në rend të ditë. Duket sikur nuk arrini të merreni më vesh me njëri-tjetrin, por, për fat të mirë, prej së premtes, Mërkuri do t’ju vijë në ndihmë që të vendosni ura komunikimi me partnerin/en. Gjatë fundjavës, ndikimi negativ i Hënës do t’ju bëjë të ndieni doza të forta nervozizmi. Përpiquni të mos reagoni në mënyrë impulsive.
Virgjëresha
Shfrytëzoni më së miri pjesën e parë të javës, kur Mërkuri do të jetë ende në shenjën tuaj. Me gjasë do t’ju paraqiten mundësi që duhej kapur fluturimthi. Ditët më me fat do të jenë e marta dhe e mërkura. Në dashuri do të përjetoni emocione të forta, falë Venusit në pozicion të favorshëm, që e forcon edhe më tej marrëdhënien tuaj. Vetëm e diela paraqitet disi më e tensionuar, si pasojë e ndikimit negativ të Hënës.
Peshorja
Lajme të shkëlqyera për të lindurit e shenjës suaj. Të premten, planeti Mërkur do të hyjë në shenjë dhe do t’i hapë udhën një periudhe suksesesh e kënaqësish në planin personal. Që prej kësaj jave, do të merrni disa përgjigje pozitive në punë. Përqendrohuni te ditët më me fat, si pasojë e ndikimit pozitiv të Hënës, që janë e enjtja, e premtja dhe e shtuna. Ndërkohë që të martën dhe të mërkurën mund të hasni ndonjë mosmarrëveshje.
Akrepi
Venusi vazhdon të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj dhe do t’ju falë një sharm mahnitës. Sensualitetit, që është tipar dallues për femrat e shenjës së Akrepit, do të theksohet edhe më tej. Nëse dëshironi të bëni për vete dikë, mjafton të hidhni hapin dhe ai nuk do t’i bëjë dot ballë tundimit. E marta dhe e mërkuara do të jenë ditët me fat, kryesisht në aspektin profesional. Do t’ju vijnë në ndihmë si Hëna dhe Mërkuri.
Shigjetari
Për fat, këtë javë planeti Mërkur nuk do t’ju sjellë më pengesa dhe nga e premtja do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj. Të gjitha vështirësitë që keni hasur së fundmi, sidomos në punë, do të gjejnë zgjidhje dhe do të jeni disi më të qetë. E hëna do të jetë një ditë tejet fatlume, falë ndikimit pozitiv të Hënës. Ndërkohë që e diela paraqitet disi më problematike.
Bricjapi
Falë ndikimit pozitiv të Venusit, më në fund, do të gjeni qetësinë shpirtërore dhe, ditë pas dite, do të shihni se si forcohet marrëdhënia juaj në çift. Për fat të keq, në sferën profesionale, mund të hasni disa vështirësi, kryesisht të enjten dhe të premten, kur Mërkuri do të ketë ndikim negativ në shenjë. Shfrytëzoni më së miri ditët më me fat që janë e marta dhe e mërkura, kur Hëna do të tregohet mjaft bujare.
Ujori
Mendimet tuaja gjatë kësaj periudhe janë të përqendruara kryesisht te çështjet sentimentale. Venusi në pozicion të kundërt me shenjën tuaj vazhdon t’ju trazojë së brendshmi dhe ju shtyn në vini në dyshim marrëdhënien tuaj. Për fat, prek së premtes, Mërkuri do t’ju sjellë risi të papritura, që do të sjellin një frymë freskie dhe argëtimi në jetën tuaj. Ditët me fat do të jenë e enjtja, e premtja dhe e shtuna, falë ndikimit pozitiv të Hënës.

Peshqit
Më në fund, këtë javë Mërkuri nuk do të ketë më ndikim negativ në shenjën tuaj. Duke nisur prej ditës së premte, të gjitha vështirësitë që keni hasur së fundmi, sidomos në sferën profesionale, nuk do t’ju shqetësojnë më. E diela do të jetë një ditë shumë e bukur, sepse Hëna dhe Venusi do të kenë ndikim pozitiv në shenjë dhe do t’ju dhurojnë emocione që s’do t’i harroni lehtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura