Shenjat e helmimit që s’duhen neglizhuar

Jul 27, 2017 | 10:16
SHPËRNDAJE

Nëse keni imunitet të dobët, helmimi nga ushqimi mund t’ju rrezikojë jetën. Asnjë lloj ushqimi nuk është i sigurt. Shenjat e helmimit mund të paraqiten edhe 72 orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar. Kjo do të thotë që jo gjithmonë ndikon ushqimi i fundit që keni ngrenë.

Fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit me imunitet të dobët janë më të ndjeshëm ndaj këtij problemi. Por cilat janë shenjat që duhet të na shqetësojnë?1-673-780x439

Mjekët sugjerojnë se në momentin që keni vështirësi në të folur apo mezi merrni frymë, gojë dhe gjuhë të tharë, rrahje të shpejta zemre, pamje të mjegulluar, lodhje muskulore, atëherë bëni mirë të drejtoheni te mjeku specialist. Tregues se situata nuk është aspak e mirë janë edhe diarreja, temperatura dhe të vjellat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura