Shënime e postera te muret në sheshin “Nënë Tereza”, Kumbaro: Mbajini paster, pastrimi si pëlhura e Penellopës

Jun 12, 2015 | 11:28
SHPËRNDAJE

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro përsërit apelin drejtuar qytetarëve për mbrojtjen e objekteve monument kulture.

Gjate pastrimit

Duke iu referuar një postimi në FB të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, teksa specialistët pastrojnë muret e mbusra me shënime e postera ne sheshin “Nënë Tereza”, Kumbaro kërkon nga qytetarët të mbajnë pastër këto monumente. 


“Pasi e pastruam dhe restauruam, e hapem sheshin Nene Tereza per kembesoret dhe per kenaqesine e shetitjes!  Ky shesh, dhe cdo objekt ne te eshte monument kulture! Na ndihmoni ta mbajme paster!  Kurseni taksat qe paguani per t’i perdorur per restaurime te reja dhe jo per pastrime e sterpastrime te mermerit si te ishte pelhura e pambaruar e Penellopes!”- shkruan ajo. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura