Shëngjin/ Gomonia shkëputet nga makina që e tërhiqte dhe përfundon në trotuar, përplaset me një automjet tjetër! Shpëtojnë kalimtarët

Aug 8, 2022 | 21:46
SHPËRNDAJE

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shëngjinit. Një makinë po tërhiqte një mjet lundrues, kur gomonia është shkëputur dhe ka përfunduar në trotuar.

Panorama.al mëson se mjeti lundrues është përplasur edhe me një makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit të Shëngjinit.

Fatmirësisht në momentin e ngjarjes, ka patur kalimtarë të shumtë, të cilët fatmirësisht arritën ta shmangin mjetin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij incidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura