“Shengeni ballkanik, një zgjatim i ‘dorës’ ruse, pengesë serioze për rrugëtimin evropian”, ish deputeti: S’mund ta lejojmë

Oct 26, 2019 | 9:47
SHPËRNDAJE

a594ee8e-1e2d-4dcb-876b-71d7bcdcb550

‘“Shengeni” Rama-Vucic nga dje zgjatim i Eurasian te Putininit”, e quan ish deputeti i PD Tritan Shehu, te ashtuquajturin Shengen ballkanik.

“Nje bashkeautoresi e Rames ne kete projekt ndesh me interesat shqiptare, anti europian, sinkron me tentativat e aleancave te vjetra e te reja Lindore per ta cuar Shqiperine e Rajonin drejt Lindjes, eshte nje pengese serioze per rrugen tone te integrimit”, shkruan Shehu.

POSTIMI I PLOTE

Firmosja dje ne Moske me gjithe kundershtite e shprehura nga BE dhe ShBA, e Traktatit midis Serbise dhe Unionit Euroasian te kontrolluar nga Rusia, e ben te ashtuquajturin “Shengen” ballkanik direkt apo indirekt nje zgjatim te ”dores” Ruse ne Ballkanin Perendimor.

Tan2019-10-10_12132645_0-min

Pra ajo qe dihej dje u konfirmua, aresyeja dhe porositesit e vertete te insistimit te Vucic per te nenshkruar ate “Shengen” si “Jugosllavine e Re”, duke tentuar dhe anashkalimin e Kosoves.

Afrimi me Rusine ngel thelbi i asaj mareveshje “ballkanike”, gje qe u shpjegua qarte nga Vucic mbas vendimit te KE per negociatat dhe qe u materializua nga firmosja e Traktatit Serbi-Unioni Eurasian dje.

Nje bashkeautoresi e Rames ne kete projekt ndesh me interesat shqiptare, anti europian, sinkron me tentativat e aleancave te vjetra e te reja Lindore per ta cuar Shqiperine e Rajonin drejt Lindjes, eshte nje pengese serioze per rrugen tone te integrimit.

Ne shqiptaret per asnje cmim nuk mund te lejojme te na percajne e te na degdisin perseri larg familjes sone Europiane e Perendimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura