“Shëndeti s’duhet përzierë me show-n dhe fushatën!”/ Artan Fuga: Duhet transparencë për origjinën e vaksinave, do ishte e papranueshme që…

| 17:54
SHPËRNDAJE

Profesori i Komunikimit, Artan Fuga kërkoi transparencë për origjinën e vaksinës që ka mbërritur në Shqipëri, ku të hënën u injektuan dozat e para.

Në një intervistë për “News 24” Fuga tha se vetë e ka kaluar Covid-19 dhe se është i interesuar po ashtu ta bëjë vaksinën.

FUGA

“Kur shteti ndërmerr detyrën e tij që të ruajë shëndetin publik, duke vënë në shërbim të shëndetit vaksinës, është edhe problem politik, është problem i raportit të shtetit me shoqërinë dhe prandaj ka vend edhe për arsyetime. Të gjithë ne presim që edhe shqiptarët të kenë akses tek vaksinat.

Jam i bindur se do kemi akses tek vaksinat. Po ashtu, jam i bindur se vaksina e kontrolluar është mjet shumë efikas. E kam kaluar Covid-19 dhe jam interesuar ta bëj vaksinën. Për origjinën e vaksinës, kemi të bëjmë me problem të besueshmërisë publike”, tha Fuga.

Artan Fuga theksoi se ardhja e vaksinave në këtë mënyrë, shkakton një problem  në raportin mes shtetit dhe qytetarit. Ai shton se  shteti, në këtë rast, merr komandën e përgjithshme, duke marrë përgjegjësinë mbi shëndetin e qytetarëve.

“Ka një problem, që ka të bëjë me raportin e shtetit me qytetarin. Shteti i thotë qytetarit që unë e di përgjegjësinë për ty. Një shtet demokratik nuk funksionin me parimin “ju rrini se e di unë”. Nuk mund t’i thuhet qytetarit që për këto gjëra i di unë dhe ti të jesh i sigurt. Nuk e di se çfarë fshihet, as dua të bëj teori konspiracioni dhe as të bëj kritika që nuk i kam të provuara.

Shteti shprehet që ju zgjasni krahun, por nuk do ta dini se çfarë do t’ju futet aty.  E di që çdo shtet në BE e ka të vështirë që t’ju thotë qytetarëve të vet, se ua kemi hequr juve vaksinat dhe do ua japim një shteti tjetër. Nuk e di se çfarë loje luhet në mes”, u shpreh Fuga.

Ai theksoi se nuk duhet të bëhet spektakël me çështjen e vaksinimit dhe çështja të mos përdoret për fushatë elektorale.

“Do ishte e papranueshme që çështja e vaksinimit të popullsisë të bëhej çështje elektoraliste. Dihet që vaksinimi në popullatën europiane vaksinimi do vazhdojë gjatë 2021. Nuk ka përse të bëhet me spektakël, tek stadiumi ku bëhen ndeshjet kombëtare, me inskenim sikur do bëhet diçka e madhe.  Shëndeti nuk ka përse të përzihet me shown dhe me fushatën elektorale. Nuk ka pse të bëhet fushatë elektorale me vaksinimin, aspak, sepse nuk luhet me shëndetin. Qeveritë ballkanike mund të bëjnë lobim të përbashkët, edhe ky është opsion”, tha Fuga.

Po ashtu, Fuga nënvizoi se kërkimet shkencore për pjesën e popullatës që tashmë ka fituar imunitet ndaj Covid-19 duhen lavdëruar, duke shtuar se duhet parë me kujdes se ku është marrë kampionimi në studim.

“Kërkimet shkencore të akademikëve janë përpjekje për t’u lavdëruar, pavarësisht se kam kritika për metodën. në studim duhet përdorur edhe sociologjia. Kur flitet për kampionim, do të thotë se matet shkalla e infektimit në një vend të caktuar.

Varet se ku merr kampionin, tek ata që janë të ekspozuar ose jo. Kampionimi për mua është diçka, që nuk plotëson kushtet. Akademia e Shkencave duhet të mos marr përsipër një studim personal”, përmbylli Fuga.

 

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.