Shëndeti oral/ Mjeku në Panorama TV: Të rinjtë lajnë vetëm dhëmbët e parë. Më e rëndësishme është darka…

Mar 20, 2023 | 9:23
SHPËRNDAJE

Dentisti-shkrimtar Loer Kume ne nje interviste per Panorama e Mengjesit ka folur mbi rendesine e shendetit oral, dhe theksoi se “frika patologjike ndaj dentistit i pengon njerezit te kujdesen per dhembet”.

kumeeeee

Ai theksoi se problematika qe vihet re eshte se sidomos tek te rinjte, higjiena mungon, pasi nga nxitimi ata dhembet i lajne vetem perpara, dhe jo te gjithe gojen.

“Jo vetem dhembet e pare por duhen lare dhe pjesa tjeter e dhembeve qe sidomos te rinjte dalim me nxitim e lajne vetem dhembet e pare qe duken, ne mengjes”, tha ai.

Mjeku theksoi se ka shume rendesi “perdorimi i furçave medium, jo shume te forta e jo shume te buta”.

“Me rendesi eshte fortesia e furçes. Dhembet me mire t’i lash ne darke se sa ne mengjes, me e rendesishme eshte darka, ata qe e kane vendosur qe t’i lajne nje here, me mire t’i lajne ne darke”.
Mjeku nenvizoi rendesine tek edukimi qe ne moshe te vogel per shendetin oral.

“Duhet te behet me shume te femijet se te rriturit orientohen nga frika. Femijet jane ende te paformuar ne kete drejtim e nese behet nje pune shume e mire qe ne shkolla fillore duke i mesuar te dhenat elementare te shendetit oral do kemi nje brez shume me te shendetshem”, tha Kume ne Panorama e Mengjesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura