‘Shëndetësia’, PD publikon dokumentin: Rama i jep 61 milionë euro mikut të tij për dializën

Aug 2, 2015 | 11:23
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka publikuar sot një dokument, sipas të cilit kreu i qeverisë, Rama firmos të hënën nje koncesion prej 61 milione eurosh për shërbimin e dializës. PD e akuzon atë se po i bën favor një mikut të tij, ndërkohë që kishte premtuar shëndetësi falas. 

nebiaj
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, ka thënë se “61 milionë euro do të marrë me 3 gusht një mik i Edi Ramës, siç e tregon përvoja e deritanishme dhe qepja e kritereve sipas portretit të fituesit të paracaktuar. Sipas ekspertëve të fushës, mjafton 1/10 e kësaj shume për të përmirësuar shërbimin ekzistues e për ta bërë atë funksional”.

Sipas PD, Rama jo vetëm po i jep 61 milione euro klientit të tij, por po e nxjerr dhe këtë shërbim jashtë sistemit duke ia besuar njerëzve të tij për interesa biznesi dhe jo për interesat e shëndetit të qytetarëve.

“Premtoi shëndetësi falas por pas dy vitesh shëndetësia është bërë pazari më i madh në vend, kushtet janë në ditën më të keqe, qytetarët po paguajnë më shumë se asnjëherë tjetër, shërbimi është skandaloz, ndërsa miliona euro po përfundojnë në xhepat e klientelës. Kudo në çdo sektor të shëndetësisë, Edi Rama po zbulon biznese milionash me skema mafioze të rimbursimit të ilaçeve e me koncesione që i përfitojnë të afermit e kryeministrit”- tha ajo.

Partia Demokratike, sipas saj, nuk do ta lejojë këtë biznes monstruoz me jetën e qytetarëve të vendit.

“Ne garantojmë qytetarët se do të anulojmë çdo koncesion korruptiv dhe do vemë para ligjit përgjegjësit sapo qytetarët të na japin besimin e tyre për të drejtuar vendin”- perfundoi deklarata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura