“Shëndetësia fatkeqe që shkërmoqet pa kthim”, Vasili akuza qeverisë: Sot është vetëm një aneks…

Aug 20, 2018 | 11:17
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka hedhur akuza kundër qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë duke kritikuar gjendjen e vështirë në sistemin shëndetësor.Në postimin e tij Vasili shkruan se shëndetësia po shkërmoqet.

“Edhe ne rastet e rreziqeve epidemike me peshe ne shendetin publik si psh.fruthi dhe ethet e Nilit Perendimor reagimet e saj kane qene me pak se sa ato te nje qendre shendetesore”, shkruan ndër të tjera Vasili.

vasili

Postimi i plotë

Shendetesia fatkeqe qe shkermoqet pa kthim.

Shendetesia tashme eshte nje aneks ose me mire me thene nje apendiks,zgjatim apo nje skute qorre ne ministrine e ceshtjeve sociale ku e kane ngjeshur.
E demotivuar dhe e perbuzur si asnje here ne historine e saj perfshire edhe diktaturen,shendetesia sot nuk ka me asnje orientim as strategjik as ekzekutiv,as legjislativ dhe as fuqi ti pergjigjet perditshmerise.
Shendetesia eshte shnderruar ne nje daulle propagandistike me shume ne tufen e dalleve te çara te qeverise.
Edhe ne rastet e rreziqeve epidemike me peshe ne shendetin publik si psh.fruthi dhe ethet e Nilit Perendimor reagimet e saj kane qene me pak se sa ato te nje qendre shendetesore.
Sot e kesaj dite epidemia e fruthit nuk eshte deklaruar as e hapur as e mbyllur.
Edhe per Ethet e Nilit ministria inekzistente lau duart me nje mesazh thusjse anonim ne whats up,pra shurdh memec,pa goje e pa ze.Kjo sjellje prej injorantesh e ministrise e dallonte ate nga te gjithe vendet e Ballkanit qe e trajtojne me shume pergjegjesi ne menyre te perditshme kete emergjence te shendetit publik.Duke prishur e tronditur nje tradite te shkelqyer profesionalizmi te epidemiologjise shqiptare te konsoliduar ne dhjetra vite.
E perqendruar tek nje check up i falimentuar dhe nje turp profesional mjeksor, qe thjesht gllaberin parate publike,shendetesia eshte katandisur thjesht ne nje llogari me shume e oligarkeve kliente te qeverise.
Qytetaret nuk jane te paret per shendetesine e qeverise por thjesht personazhe te videove te neveritshme te sharlatanizmit kryeministror.
Duhet ndalur ky rrenim i nje shendetesie qe po perjeton ditet me te erreta te saj.
Ta nxjerrim shendetesine ne drite nga skuta ku e ka ngjeshur qeveria.
Ky kryeminister edhe po te dermohet Shqiperia nga epidemite do te thote shprehjen idiote”keshtu i ndodh edhe te tjereve” dhe do te perkedhelet me debilitet para pasqyres ku i rruajne mjekren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura