“Shën Valentini s’ka lidhje me mua”- Lei Kraja tregon marrëdhënien me futbollistët: Dashurinë e vërtetë s’do ta refuzoja as nga një i panjohur

| 20:14
SHPËRNDAJE

Me veshjen e kuqe latex, Lei Kraja e solli e para Shën Velentinin në “Instagram”- in e saj. Prezantuesja e njohur e emisioneve sportive, e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Panorama Plus” deklaron se dhurata që do ta pranonte edhe nga një i panjohur është “True love”. 

Për marrëdhënien me futbollistë, si ndihet në botën e showbizit shqiptar, biznesin që ka në plan të hapë dhe cilën konsideron martesë të lumtur, Lei flet në këtë intervistë për 14 Shkurt.

Shën Valentini të gjeti vetëm apo çift, është kjo një ditë që e feston apo e injoron? 

Lei Kraja: Jo, s’ka lidhje me mua një festë që e konsideroj komerciale.

Pyetja që pret nga futbollistët me famë kur pozon seksi?

Lei Kraja: Nuk pres asnjë pyetje. Me ata që komunikoj i kam thjesht shokë.

Si një personazh publik dhe në qendër të vëmendjes, është më mirë të jesh single apo çift? 

Lei Kraja: S’e besoj që ka lidhje. Nëse je e zonja, nuk i intereson askujt çfarë statusi ke.

Dhurata që nuk do ta refuzoje as nga një i panjohur për 14 Shkurt? 

Lei Kraja: True love.

Të duket ndonjëherë bota e showbizz-it aq e pisët, sa mezi pret të dalësh prej saj?

Lei Kraja: Jo, fare. Por në përgjithesi është “unfair”, thjesht duhet të mësosh të luash.

Cili është biznesi që po bën plan të hapësh së shpejti, ashtu siç ke pohuar?

Lei Kraja: Ende loading dhe surprizë. Them të mos i zbuloj planet deri sa të bëhen, se të marrin më sysh.

Si mund të jesh në të njëjtën kohë edhe vajza e brishtë e delikate dhe ajo e fortë që mposht dhe burrat e fuqishëm? 

Lei Kraja: (Qesh)Ua, kush janë këta… Me meshkujt në përgjithësi jam njësoj, që do të thotë se është e rëndësishme që të kesh karakterin tënd.

Jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e ardhmja jote, apo thjesht e shkuara? 

Lei Kraja: Këtë vetëm Zoti e di.

Një martesë të lumtur mund ta kesh me një shqiptar tradicional, apo me një amerikan mendjehapur?

Lei Kraja: Një martesë të lumtur mund ta kesh me një person që e do dhe të do, s’ka formulë tjetër. /Panoramaplus.al

                

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.