Shën Valentini i Aurelës dhe Gjystes

Feb 14, 2016 | 15:14
SHPËRNDAJE

E kush nuk e mban mend Ditën e parë të Dashurisë, nëse ndonjëherë keni qenë të dashuruar. Disa nga femrat e njohura të muzikës shqiptare na rrëfejnë se kur ishte Shën Valentini i tyre i parë, ku ishin, apo dhurata që morën?

Dy artiste të njohura, si Aurela Gaçe dhe Gjyste Vulaj, flasin mbi këtë temë.

Aurela Gaçe: E vërteta është se kjo festë nuk më sjell ndonjë emocion për ta veçuar nga ditët e tjera. Kur dashuron njeriu, nuk pret një ditë të veçantë për t’i bërë dhuratë ose për t’i treguar se e do.

aurela dhe burri i saj

Gjyste Vulaj: Shën Valentinin, si dhe shumë festa të tjera i festojmë duke punuar. Meqë profesioni im dhe i Sokolit lidhet me muzikën, e kalojmë në frymën e dashurisë që përcjellin këngët e bukura shqipe.

Data 14 shkurt është një datë që simbolizon ditën e të dashuruarve dhe pse jo, mos të festohet përderisa dashuria na vesh me magjinë e saj, kuptohet çdo ditë, se përndryshe s’kishim pse ta festonim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura