Shembja e urës/ Kush janë përgjegjësit për viktimat? Flet prokurori i Genoas: Do t’i kërkojmë, duke…

Aug 16, 2018 | 15:00
SHPËRNDAJE

Shembja e urës Morandi në Genoa ka krijuar shumë pikëpyetje, për sigurinë e qytetarëve, por dhe për kontratat mes shtetit dhe privatëve.

Tashmë çështja e urës Morandi është në duart e prokurorit, i cili ka deklaruar se është duke kërkuar përgjegjësit.

Në një dalje për mediat në vend kryeprokurori Francesco Cozzi tha se është një ngjarje që ka shumë fajtorë.

Prokuror, çfarë mund të na tregoni për përgjegjësit?

Do t’i kërkojmë, duke marrë të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e punës. Por së pari ju duhet të merreni me viktimat e kësaj tragjedie të madhe. Morandi është një tjetër gjë, këtu shkaqet janë të ndryshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura