Shembja e Teatrit/ Zëdhënësja e PD: Inertet e godinës po hidhen në kodrat e Yzberishtit. Ky është krim mjedisor

May 24, 2020 | 14:49
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një postim në facebook ka denoncuar hedhjen e inerteve pas shembjes së Teatrit Kombëtar në kodrat e Yzberishtit.

Ina-Zhupa-768x512

Zhupa shkruan se kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, pasi e pastroi me kompani private kundra ligjit, pa u kuptuar si u paguan dhe pse e bënë, i hedh inertet në Yzberisht me lejen e admistratorit, Irgent Myftaraj, duke shkaktuar ndotje mjedisore.

Reagimi i Zhupës:

Veliaj zhduk krimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar me një krim tjetër mjedisor duke hedhur inertet në zonën e Kodrës së Yzberishtit! Admistratori Irgent Myftaraj i bën qokën kryebetonierit, duke shkaterruar mjedisin e zonës.

Pasi pastroi me kompani private kundra ligjit, pa u kuptuar si u paguan dhe pse e bënë , ndërkohe që ishte kompetencë e IMT, Tiranë. Tashmë inertet e Teatrit Kombetar hidhen në kodrat e Yzberishtit në mjedis të gjelbër me miratimin e shërbyesit të rradhës administratorit Irgent Myftaraj, i cili se ka problem fare që të shkatërroi mjedisin e zonës, për të bërë qokën e kryebetonierit Veliaj që do të zhduki sa me shpejt Teatrin.

Erdhi duke premtuar se do e transformonte atë në një zonë turistike, por ndoshta e kishte që do i hidhte aty rrënojat e një momumenti kulturor europian!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura