Alfred Trebicka e tregon më gisht: Vetëm një aktor qurrash është për shembjen e Teatrit

Jun 15, 2018 | 15:39
SHPËRNDAJE

Në debatin publik për Teatrin Kombëtar aktorët janë të ndarë në dy kampe. Edhe në dëgjesën publike që u bë dje me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj kishte nga ata që ishin për mos prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar ndërsa të tjerë pro.

Aktori i njohur Alfred Trebicka mban qëndrim dhe i ftuar në emisionin ‘Dite e Re’ në Ora News, thotë se po bëhen përpjekje për të degraduar komunitetin e artistëve, dhe të denigrohen figura që janë të padenigrueshme.

“Dhe ne nuk e dinim këtë, shyqyr që erdhën këta qurrashët dhe na e treguan”, tha Trebicka, i cili ndonese nuk e permendi me emer, duket se i referohet Laert Vasilin qe ishte i vetmi i pozicionuar hapur dje per shembjen e teatrit.

trebicka

Alfred Trebicka: “Pro shembjes së godinës vetëm 1 aktor ka dalë hapur: Unë jam pro shembjes. Kjo pjesa tjetër që janë për teatër të ri, edhe Fred Trebicka është për teatër të ri. Mos të na tregojnë çudira këta që kanë punuar nëpër gjithë teatrot e Evropës dhe erdhën tani që ti tregojnë Tiranës apo Shqipërisë sesi bëhet teatri. 

Na tregojnë çudira këta sesi një teatër i ri do të ishte dinjitet, nuk e dimë ne këtë, që ky teatër i ri me të gjitha kushtet komode, bashkëkohore është në të mirën e teatrit. Dhe ne nuk e dinim këtë, shyqyr që erdhën këta qurrashët dhe na e treguan. Për teatër të ri janë të gjithë aktorët, i gjithë komuniteti teatror. 

Por problemi këtu është se po luhet, po manipulohet me preferenca apo me qëndrime, ti je për këtë, ai është për atë. Është diskutuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve se komuniteti i artistëve është i përçarë, është i ndarë. Në komunitetin e artistëve në mënyrë shumë të arsyeshme ka diversitet. Dhe marrëdhëniet që janë brenda aktorëve po përpiqen ti manipulojnë sepse është pjesë e së tërës. 

Siç është degraduar ndërtesa, degradohet komuniteti e pastaj vijmë tek individi, siç ishte rasti i fundit me zotin drejtor që po përpiqet të denigrojë disa figura që janë të pa denigrueshme. Kjo është pjesë e strategjisë afatgjatë për të ardhur deri në këtë pikë. Një nga gjërat pozitive të takimit me Erion Veliajn është se pjesa më e madhe e atyre që ishin aty thanë mendimin e tyre.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura