Shembja e Teatrit/ Raporteri i grupit CDU/CSU për Ballkanin: Një akt i tillë më trishton! Vendimi me ngut shtron shumë pikëpyetje

May 22, 2020 | 21:24
SHPËRNDAJE

Deputeti i Bundestagut Christian Schmidt thekson se prishja e Teatrit Kombëtar në Shqipëri është një akt që e trishton.

Christian-schmidt

Sipas tij, Procedura administrative dhe ligjore e përdorur per, për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikëpyetje.

Deklarata e plotë nga ish-ministri dhe deputet i Bundestagut Schmidt:

“Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt aë më trishton. Unë në të vërtetë do të doja të kisha përshtypjen se Shqipëria po bënte shumë përpjekje me shtetin ligjor përpara hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. Procedura administrative dhe ligjore e perdorur per, për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikepyetje.

Gjithmonë është për të ardhur keq kur një ndërtesë historike zhduket. Sidomos me një kryeministër me prirje artistike si Edi Rama, mendova se ruajtja e Teatrit Kombëtar, por mbi të gjitha sundimi i ligjit, do të ishin shqetësime kryesore për të”.

Christian Schmidt është raporter i grupit parlamentar CDU/CSU për vendet e Ballkanit Perëndimor në Komitetin për Punë të Jashtme

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura