Shembja e Teatrit/ Mirush Kabashi rrëfen takimin e tij dhe Ndrenikës me Veliajn: Na nxori shifra, ne i kërkuam me forcë të madhe…

Jun 18, 2018 | 21:30
SHPËRNDAJE

Artistet u mblodhen serish sot dhe protestuan kunder prishjes se godines se Teatrit Kombetar. Fjale mbajti edhe aktori i njohur Mirush Kabashi i cili tha se eshte mire qe kjo godine ti nenshtrohet rikonstruktimit e jo shembjes.

mirushuu

“Veliaj u përpoq të na kujtojë se është rritur buxheti për kulturën por ne i kujtuam se Kosova e ka dyherë më të madh buxhetin për kulturën, ndërsa Maqedonia 3-4 herë. Është një turp për politikën shqiptare që ne artistëve na kanë imponuar një ligj dictatorial, se nuk më del inati në këtë mes. Ne atëherë konsideroheshim ndihmës të partisë në edukimin e masave, se ajo bënte politikën për artin dhe artistët duhet të prodhonin një art të lustruar socialist, jo realist.

E sot pas 30 vetesh, politikat e artit i vendos qeveria në mbledhjet e qeverisë. Nuk duhet të ketë politikë qeveritare apo partiake për artin, ai duhet t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës,” tha Kabashi.

Aktori ka treguar edhe detaje nga takimi i nje dite me pare me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili tha se kishte dhe momente tensioni.

“Dje kemi pasur një ftesë nga zoti Veliaj së bashku me Robert Ndrenikën për të diskutuar. E gjykuam dhe shkuam. Kemi diksutuar 2 orë e gjysmë më mirë te themi do i shkonte kemi polemizuar. E dëgjuam. Ai ishte edhe me nënkryetarin zotin Mazniku në mos gaboj, ai shpjegoi me shifra kryesisht dhe shembuj dëshirën e tij që ti shtonte vetes një plus duke ndërtuar një teatër të ri në shërbim të komunitetit artistik, një teatër modern por këtu në gërmadhat e teatrit ekzistues.

Njëkohësisht premtoi se këtë gjë do ta bëjë në marrëveshje me komunitetin artistik dhe e kërkoi këtë takim për të dëgjuar nga ne cili ishte gjykimi. Kam përshtypjen se ne u përpoqëm që problemin të mos e ndërtojmë mbi baza shembujsh e shifrash, por parimesh dhe i kërkuam me forcë të madhe që përpara se të merret qoftë edhe vendimi më i vogël ai duhet të komunikojë me përfaqësuesit e komunitetit artistik dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Të diskutojë 3 gjëra kryesore nëse duhet të rikonstruktohet ky teatër apo të ndërkohet një i ri modern, e dyta nëse duhet të bëhet me fondet e një bashkëveprimi qytetar si quhet, PPP, apo me fondet e shtetit dhe e treta që nëse do bie dakort me këtë përfaqësi për këto dy të parat duhet të jetë në projektin që do bëhet i gjithë sipërfaqja ekzistuese e teatrit kombëtar duke filluar nga fillimi deri te magazinat atje poshtë.

Unë u përpoqa t’i argumentoj dhe jo pak qetë, që këtu, ky është gjykimi im, që ky duhet të mbetet dhe të rikonstruktohet si teatër se mban një histori shumë të lavdishme dhe jam dakort me një porofesor që e ka konsideruar si Meka e kulturës shqiptare.

Ndrenika i cili ishte që mund të bëhet edhe teatër i ri por jo me PPP por i paguar nga shteti se ky teatër duhet patjetër të financohet nga shteti sic e kanë bërë dhe vendet fqinj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura