Shembja e spitalit të Kurbinit, ish-deputeti i PD-së publikon e-mailin: Qytetarët në mëshirë të fatit

Jan 16, 2021 | 12:23
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ka reaguar sot për shembjen e spitalit në Kurbin, që sipas tij do të lërë qytetarët e kësaj zone pa shërbim mjekësor të specializuar deri sa të gjendet një godinë me qira.

bardh spahia

Spahia akuzon Kryeministrin Edi Rama, se sistemi shëndetësor menaxhohet pa vizion dhe pa strategji, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Ai shton se plani dhe vizioni i Kryeministrit janë koncesionet korruptive dhe tenderat e errët.

Ish-deputeti publikoi edhe në llogarinë e tij në “Facebook” njoftimin që kishte bërë Drejtoria e Shërbimit Spitalor Kurbin.

Emaili spitali kurbinit

Statusi i plotë:

Ja se si kjo qeveri i lë qytetarët pa shërbim shëndetësor!

Qytetarët e Kurbinit mbeten pa shërbim mjekësor të specializuar, sepse godina spitalore ku ato ofrohen do shembet!!!

Pra secili nga 75 mijë banorët e Kurbinit që do ketë probleme shëndetësore nuk do ketë mundësi të trajtohet, sepse askush nuk ka marrë masa, që shërbimi të ofrohej diku tjetër para prishjes së godinës!!! Ja ku e ka katandisur shërbimin shëndetësor Edi Rama!

Ky është modeli permanent i menaxhimi të sistemit shëndetësor nga kjo qeveri me “duke parë e duke bërë”, pa pikë vëmendjeje se çfarë ndodh me shëndetin e qytetarëve.

Eshtë një shembull i fundit krejt flagrant se sa pa vizion, pa strategji, pa plan e pa parashikim menaxhohet sistemi shëndetësor në vend, duke rrezikuar e jo garantuar shëndetin e qyetarëve!

Të vetmin plan dhe vizion që ka Edi Rama dhe shpura e tij janë koncesionet korruptive dhe tenderat e errët! Ato i piketojnë e realizojnë shumë mirë, ndërsa qytetarët i lenë në mëshirë të fatit!

Shqipëria meriton më shumë, qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Është koha për ndryshim dhe shpresë të re, për një qeveri që mendon dhe u shërben qytetarëve, që nuk ua bën taksat koncesione e tendera korruptivë, por ua kthen në shërbime që u lehtësojnë të përditshmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura