Shembja e “Prestige Resort”/ Dallëndyshe Bici “masha” e Ramës për të shkatërruar ndërtimet me leje, çfarë thuhet në raportin e DASH për ndërhyrjet e paligjshme: Banorët u ankuan se…

Dec 5, 2022 | 23:55
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë, kryeinspektorja e “shkatërrimit” të Territorit Dallëndyshe Bici hodhi firmën për shpërthimin me eksploziv  të godinës së “Prestige Resort” në Golem, për të çuar deri në fund hakmarrjen e kryeministrit Edi Rama ndaj linjës editoriale të mediave në pronësi të presidentit të “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu.

Collage Maker-05-Dec-2022-05.51-PM

70 kg eksploziv hodhën në erë godinën më pak se 24 orë nga afati i njoftuar nga Gjykata Administrative për shqyrtimin e ankimimit në lidhje me ligjshmërinë e ndërtimit të godinës. Çdo mekanizëm i strukturës së drejtuar nga Bici u vu në lëvizje që shembja e godinës të finalizohej para ditës së hënë.

Por kjo nuk është hera e parë që Bici firmos për llogari të kryeministrit Edi Rama duke shkelur të drejtën e qytetarëve, me urdhrin për shkatërruar ndërtimet me leje. Në vitin 2018, ankesa e banorëve të Shkozës të cilët humbën shtëpitë nga projekti i “Unazës së Madhe” shkoi deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në raportin e DASH për vitin 2018, thuhet se të paktën 30 qytetarë kishin dorëzuar ankesat kundër IMT dhe IKMT duke thënë se pronat e tyre po shkatërroheshin edhe pse ato ishin në proces legalizimi. Disa prej tyre paraqitën dokumentet me titujt ligjorë mbi pronat, por nuk kishin marrë asnjë kompensim kur shkatërrimi kishte nisur.

“Ndërhyrje Arbitrare apo e Jashtëligjshme në Privatësi, Familje, Shtëpi, apo Korrespondencë Kushtetuta dhe ligjet i ndalojnë të tilla veprime, por pati raportime se qeveria dështoi t’i respektonte këto ndalime. Deri në gusht, Zyra e Avokatit të Popullit kishte marrë 30 ankesa të qytetarëve kundër Inspektorateve për Mbrojtjen e Territorit dhe nëntë kundër Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), të cilat rregullojnë ndërtimin, zhvillimin vendor dhe burimet ujore.

Zyra e Avokatit të Popullit vërejti se kishte rritje në numrin e ankesave për veprime të paligjshme, të parregullta, apo të vonuara nga inspektoratet vendore dhe kombëtar. Banorë në Shkozë u ankuan se IKMT kishte filluar të shkatërronte pronat e tyre edhe pse ata kishin filluar tashmë një proces legalizimi. Disa prej tyre kishin dokumente që tregonin tituj ligjorë mbi pronat por nuk kishin marrë kompensim kur shkatërrimi kishte filluar. Bashkësia Islamike Shqiptare mori ankesa të ngjashme nga qytetarë të inatosur për shkak të mungesës së rezultateve në marrjen e kompensimit nga procesi”, thuhet në raport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura