Shembja e “Prestige Resort”/ Çani: Bashkimi Evropian duhet të reagonte! Avokati Gjokutaj: Ja cili është mesazhi që Rama do të përcjellë

Dec 5, 2022 | 22:37
SHPËRNDAJE

Avokati Genc Gjokutaj e cilësoi shembjen e paligjshme të Prestige Resort si një mesazh të kryeministrit Rama se nëse dikush e kundërshton do të përballet me situata të tilla.

PRESTIGE OPEN

I ftuar në emisionin Open, në Neës 24, Gjokutaj tha se kryeministri me veprimin e paligjshëm përcolli mesazhin “unë ta firmosa lejen”, “unë ta gris”.

Ndërkohë gazetari Arjan Çani, deklaroi se në lidhje me skandalin duhet të kishte një reagim nga Bashkimi Europian dhe ndërkombëtarët..

Pjesë nga biseda në studio: 

Genc Gjokutaj: Nuk është më çështje për tu diskutuar, është shtruar në tavolinë, recidivizmi kriminal do gjenerojë krime të tjera, mesazhi është kush nuk merret vesh me mua, me mua do ketë punë.

Thotë që edhe nëse e ke një akt pronësie, investimi i një jete që njerëzit e festojnë, ky thotë s’ke asgjë, unë ta firmosa unë ta gris. Flasim për sigurinë juridike.

Arjan Çani: Kjo që thotë Gjokutaj provon intrigën përpjekjen titanike në 10 vitet e fundit, për reformën në drejtësi. Pas kësaj analize çdo shqiptar sado naiv e budalla e ka kuptuar që një pushteti politik po nuk i le përballë pushtetin juridik, është gjithçka. Edhe Rama nuk do e kundërshtonte

Pushteti juridik sot nuk është veçse zgjatim i ekzekutimit. Kur nga BE e famshmja që për mua ka kohë që ka filluar dhe është në një degradim total, nuk thotë asgjë. Nuk po merrem më SHBA se ata kanë histori tjetër, nuk merren fare me demokracinë, por zona “euro” nuk ka asnjë mesazh.

Janë disa skandale që duhet të kishin reagim.

Jemi në një situatë, ku në një vend si Shqipëria ku palët nuk janë të barabarta, është e kotë të flasim për të drejtën, ndaj njerëzit që janë viktima të pushtetit duhet të marrin masa individuale për tu mbrojtur. E drejta jote është ajo që ti mund të mbrosh me shpatën tënde.

Marrim Macronin, pse meqë ka lindur në Francë po të kishte gjykatën me vete nuk do bënte gjera të tillë? Edhe më keq do bënte. Pra duhet të shohim a janë pushtetet në balancë apo jo. Po të isha në vend të tij me një gjykatë të futur në xhep do bëja namin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura