Shembja e paligjshme e “Prestige Resort”, Rama: Kishte leje zhvillimi. Ja dokumenti ku kryeministri e ka firmosur vetë lejen e ndërtimit. Qytetarët e “masakrojnë” në rrjetet sociale

Dec 5, 2022 | 13:00
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim qesharak në lidhje shembjen e paligjshme të “Prestige Resort”. Një leje ndërtimi që Rama e ka firmosur dhe vulosur vetë, ai e quan leje zhvillimi. Mesa duket, kryeministri nuk mban mend se çfarë ka firmosur.

Dokumentacioni i dispozuar, pra leja e ndërtimit që është firmosur nga vetë kryeministri dëshmon ligjshmërinë e resortit turistik.

leje ndertimi per objektin
Leja e ndërtimi qe ka firmosur dhe vulosur vete Rama

“Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi!Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!”, shkruan Rama.

leje ndertimi1
Leja e ndërtimi qe ka firmosur dhe vulosur vete Rama

Por kryeministri duket se nuk e ka pasur mendjen kur ka firmosur dokumentin e Prestige Resort, i cili në kokë të vendimit thuhet shprehimisht “leje ndërtimi për objektin kompleks turistik Prestige Holiday Resort me vendndodhje në Golem, Bashkia Kavajë”.

firna dhe vula e rames
Firma dhe vula e Ramës

Në statusin e kryeministrit Rama kanë reaguar një numër i madh qytetarësh, të cilët kanë dalë kundër aksionit të sotëm të IKMT-së.

“Ku ishte shteti kur po bëhej shkelja e ndërtohej hoteli”, shkruan një komentues.

Ndërkohë që një tjetër ndjekës i faqes së kryeministrit shkruan “një leje me gojë është e barabartë me një leje me shkrim. Në çdo vend të botës kontrata me gojë njihet barabar me atë me shkrim…”.

2a72cb6d-db25-43c3-85ca-799af016da32 7e45c5f2-74dd-47e0-a24f-2ec3eee549d2 32601f75-461c-4dff-9de0-4fc4575400bd f9be91ba-2459-4750-a92a-c78374e1be75

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura