Shembja e paligjshme e Prestige Resort/ Kryeredaktori i “Panorama”: Hakmarrje e pastër e Edi Ramës ndaj mediave që kanë denoncuar aferat me tenderat

Dec 5, 2022 | 16:28
SHPËRNDAJE

Kryeredaktori i Gazetës Panorama, Aristir Lumnezi, e cilësoi shembjen e Prestige Resosrt si një akt hakmarrës të kryeministrit Rama ndaj mediave të cilat kanë denoncuar aferat e qeverisë.

aristiri

I ftuar në studion e lajmeve të News 24, Lumnezi tha se veprimi i autoriteteve shtetërore ishte banditesk dhe tinëzar, ku u vendos që të përshpejtohej shembja e një objekti me leje përpara se të fliste gjykata.

Lumnezi nënvizoi se akti i kryeministrit vjen si pasojë e denoncimit të aferave të qeverisë dhe veçanërisht të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nga Focus Media Group.

“Kjo është një hakmarrje e pastër e kryeminsitrit dhe e qeverisë ndaj mediave për shkak të linjës editorial të mediave ku ne po punojmë dhe denoncojnë çdo lloj afere. Afera të cilat për hir të së vërtetës nuk janë të pakta këto 9 vite, në të gjitha ministritë, por më shumë aty ku ka më shumë tendera dhe fonde për tu tenderuar siç është Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, por dhe në ministritë e tjera.

Ky është misioni ynë, mediat janë avokati i publikut dhe ne nuk mund ta mbyllim gojën. Nëse ne bëjmë kompromis me qeverinë kemi tradhëtuar audiencën dhe qytetarët të cilët na ndjekin.

Ne jemi zëdhënësit e qytetarëve dhe nëse do të jemi në kompromis me qeverinë për të mos denoncuar aferat, atëherë këmi tradhëtuar lexuesin dhe dëgjuasin të cilët na mbajnë në punën tonë.

Ishte një akt hakmarrës, banditesk dhe mbash shpine. Ku me orar të zgjatur punuan që ndërtesa të hidhej poshtë përpara datës 5 dhjetor dhe ashtu ndodhi”, tha Lumnezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura