Shembet ‘piramida’ me 150 nxënës, fëmijët dërgohen në spital

Oct 3, 2015 | 10:10
SHPËRNDAJE

Në një shkollë fillore në Osaka të Japonisë, janë zhvilluar një varg aktivitetesh sportive, mes të cilave edhe formimi i piramidës njerëzore.

150 nxënës u vendosën sipër njëri tjetrit duke formuar një piramidë, por njëri prej tyre ka humbur ekuilibrin duke bërë që piramida të shembet.

Dhjetëra fëmijë u dërguan në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura