Shembet godina 10-katëshe, humbin jetën dhjetëra persona! Si u hap qendra tregtare pa përfunduar ende punimet

May 24, 2022 | 10:09
SHPËRNDAJE

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi në ndërtesë e papërfunduar u shemb në Iranin jugperëndimor.

iran ndertese shembje

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për nxjerrjen e dhjetëra personave të bllokuar në rrënojat e ndërtesës 10-katëshe në Abadan, njoftoi media shtetërore.

Në pamjet e bëra publike shihet ndërtesa e shkatërruar, ndërsa trarët e çelikut kanë rënë mbi disa makina. Ndërsa ende nuk dihet shkaku i shembej së godinës.

Ata që mbetën të bllokuar në ndërtesë për orë të tëra u shpëtuan dhe u dërguan në spital. Ndërsa pronari i Metropol dhe kontraktori i godinës janë arrestuar.

ndertesa iran

Mediat lokale raportojnë se ndërtesa ndodhet në rrugën tregtare më të frekuentuar të Abadan dhe katet e para të saj ishin hapur për disa ditë, ndërsa punimet sipër vazhdonin.

“Mendova se ishte tërmet”, tha Ahmad, një pronar dyqani, për Associated Press.

Gjysmëhëna e Kuqe tha se 23 ekipe shpëtimi nga Abadan dhe qytetet fqinje nxituan në vendngjarje. Agjencia e lajmeve Mehr tha se shumica e personave të bllokuar po bënin pazar në katin e parë të një prej pjesëve të përfunduara të ndërtesës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura