Shehu: Krimet e ISIS janë genocid, duhet të përballohen e ndëshkohen

Oct 12, 2017 | 19:19
SHPËRNDAJE

Tritan Shehu deputet i Partisë Demokratike ka mbështetur rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të miratuar sot në Strasburg, e cila i cilëson krimet e ISIS si krime kundër njerëzimit dhe genocid.

tritan shehu

“Ky është realiteti tragjik i këtij terrorizmi e radikalizmi, është e vërteta që më shumë dhimbje nuk mund ta mohojmë ose të bëjmë si struci që e fut kokën në rërë për të mos parë realitetin. Ne duhet ta njohim për ta përballuar e mundur atë.

“Në këtë kontekst unë jam krejt dakort me dokumentin e paraqitur, duke vënë në evidencë që krimet e realizuara nga ISIS, në të gjithë dimensionet e tyre, karakteristikat, përfshirjen, elementet etj, krijojne strukturën e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit e genocidit, dhe kështu duhet të përballohen e ndëshkohen” ka shkruar Shehu.

Postimi i plotë:

KRIMET E ISIS JANE KRIME KUNDER NJEREZIMIT E GENOCID; DUHEN TRAJTUAR SI TE TILLA.

Rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, e miratuar sot ne Strasburg.

Me poshte keni fjalen time mbeshtetese te mbajtur:

I nderuar Z.Kryetar!

Une do ta filloj fjalen time me cfare ka thene Ati i Shenjte per krimet e ISIS:

“Mijera persona, midis te tyre edhe te krishtere, te perzene ne menyre brutale nga shtepite e tyre, femije te vdekur nga etja e uria gjate arratise se tyre, gra te rembyera, njerrez te masakruar, dhune te cdo lloji, shkaterrime gjithandej shtepish, pasurish fetare, historike e kulturale.” Dhe keto krime nuk kane te bejne asgje me Zotin.

 

Keshtu kemi para nesh nje realitet jo thjesht kriminal, por shume me teper, nje genocid te dimensioneve boterore, kemi krime te kryera nga nje sistem i krijuar mbi nje organizim real, qe tenton te fshihet mbas koncepteve fetare, por qe nuk ka asgje te perbashket me ato.

 

Por ka akoma me shume. Nqs psh nazistet kerkonin te fshihnin krimet e tyre, te mos linin gjurme te tyre, xhihadistet bejne te kunderten, krijojne skena makabre me nje rregji te persosur, i rregjistrojne ato e me tej i shperndajne kudo, per te terrorizuar te gjithe njerezimin, per te na sfiduar te gjithe neve. Dhe me keto masakra, me menyren e realizimit te tyre, ISIS kryen krime jo vetem mbi viktimat e tyre, por ne realitet ndaj cdo pjestari te shoqerise tone, kunder cdo qenie njerezore, pavaresisht fese, kultures, races, kombesise, moshes, seksit etj. te tij.

 

Keta kriminele te finacuar, te organizuar, te grumbulluar ne shtetin e tyre te erresires, nuk tentojne vetem te vrasin mijera njerrez, te shfrytezojne pasurite, te perdhunojne grate, te implementojne skllaverine,, por dhe shume me teper, kerkojne te shkaterrojne Njeriun si qenie njerezore, civile e pjese te nje shoqerie te te drejtes, te shkaterrojne te gjithe shoqerine tone, kulturen tone, vlerat tona.

 

Pra perpara nesh nuk kemi te bejme vetem me nje grup kriminal, por me nje mekanizem te gjithe te krijuar e organizuar, te terrorit e aksionit, qe nuk ka kufije morale e gjeografike, qe sulmon boten mbare, qe konsideron armik per tu vrare ose kthyer ne skllav, cilindo qe nuk ben pjese ne organizaten e tyre kriminale.

 

Ky eshte realiteti tragjik i ketij terrorizmi e radikalizmi, eshte e verteta qe me shume dhimbje nuk mund ta mohojme ose te bejme si struci qe e fut koken ne rere per te mos pare realitetin. Ne duhet ta njohim per ta perballuar e mundur ate.

 

Ne kete kontekst une jam krejt dakort me dokumentin e paraqitur, duke vene ne evidence qe krimet e realizuara nga ISIS, ne te gjithe dimensionet e tyre, karakteristikat, perfshirjen, elementet etj, krijojne strukturen e krimeve te luftes, krimeve kunder njerezimit e genocidit, dhe keshtu duhet te perballohen e ndeshkohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura