“Shehu dhe Rama u paraqiten si çift gay për të bërë foto me Obamën”

Jul 3, 2016 | 20:02
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri Sali Berisha konfirmon se për “shtetasin e huaj nr. 2” për të cilin flitet në dosjen ndaj Bilal Shehut, bëhet fjalë për Edi Ramën.13567180_617680258392885_7028194122484209173_n

Shehu është nën akuzë për shkelje të ligjit të financimit të fushatës elektorale në SHBA, pasi ka dhuruar 80 mijë dollarë për fushatën e Obamës, para të mundësuara nga një shtetas jo amerikan.

Edhe pse vetë Rama, ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë çështje, sipas Berishës Kryeministrit në dosje i referohen me emërtimin “shtetasi i huaj nr.2”.

Statusi i Sali Berishës:

Nderlikohet edhe me thelle implikimi i Rames ne skandalin Bilalgate!

Te dashur miq, Edi Rama mohoi se shtetasi i huaj nr.2 ne deponimin e Bilal Shehut ne dosjen e FBI eshte pikerisht Edvin Kristaq Rama. Por burime shume te sigurta me konfirmojne se shtetasi nr.2 per te cilin eshte pyetur Bilal Shehu nga hetuesi i mirenjohur i FBI eshte 100% Edi Rama.

Kete jo vetem ka deshmuar me fakte hetuesit te tij vet i pandehuri Bilal por kjo eshte faktuar dhe nga prova te pakundershtueshme nga hetuesit e FBI, te cilet dine tashme çdo detaj te dhunimit te ligjit elektoral amerikan nga Edi Rama duke perdorur per kryerjen e vepres penale taksistin Bilal Shehu, shtetas amerikan qe me 80 mije dollare te Rames me origjine shume te dyshimte.

Bilali dhe Rama me qellim kane fallsifikuar dokumenta te gjendjes civile dhe jane paraqitur si çift gay te martuar ne menyre qe benin te mundur futjen e Rames ne event per te bere foton edhe pse ishte shtetas i huaj.

Ne ligjin amerikan fallsifikimi i dokumentave te gjendjes civile perben nje veper penale jo te lehte. Me mohimin qe i ka bere Rama dhenies se 80 mije dollareve Billalit, te aferm te ketij te fundit dhe avokati i tij pohojne se pritet qe Bilali ti kerkoje gjykatesit ballafaqimin me Ramen ne sallen e gjyqit! sb

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura