Shehi: Te kartoni i kuq thash “Ça bën ky”! Tolin e dënuam të na sjellë të gjithëve… pica

Oct 30, 2021 | 19:11
SHPËRNDAJE

Tirana vazhdon të korrë suksese, ku pas fitores në derbi, ”viktima” e radhës e bardhebluve ishte Vllaznia. Pas ndeshjes, në prononcimin për ”SuperSport”, trajneri Orges Shehi u shpreh: 

shehi

Presidenti: ‘’Pas një fitoreje të tillë presidenti erdhi në dhomat e zhveshjes dhe bëri përgëzimet e veta. Festa është normale, ka stabilitet dhe ndaj rivalëve ka qëndrueshmëri. E rëndësishme është vazhdimësia’’.

Grupi: ‘’Është e vërtetë që skuadra funksionon si një e vetme, të gjithë sakrifikojnë për njëri-tjetrin, këtë ia vuri vulën pasa e Seferit për Limajn. Edhe pse luajtëm për disa minuta me një lojtar më pak nuk lamë hapësira, ishim strikt. Sidomos në pjesën e parë, që kishim mundësi t’i ndëshkonim prapë’’.

Gjërat negative: ‘’Duhet të përmirësohemi, ku duhet të mbajmë topin dhe ku duhet kërkuar thellësia. Duhet të nisim lojë nga poshtë, kundërshtari vjen bën presion me 2-3 lojtarë e nisim lojën me top të gjatë. Ngaqë kemi Ngon në sulm dhe kemi besim’’.

Kartoni i kuq: ‘’Mendimi i parë që më erdhi ishte ‘’Ça bën ky’’, të bësh një faull të tillë në vijën e 16 metrave është gjynah. Por Toli është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe është i dënuar t’i sjellë pica gjithë skuadrës’’.

Rreshtimet: ‘’Sot ndërruam mënyrën si duhet të rreshtohemi dhe si të dalim në sulm, kërkuam të shfrytëzojmë dy lotjarët e shpejtë Xhixhën dhe Seferin për të ndëshkuar kundërshtarin. E gjithë rreshtimi bëhet në varësi të kundërshtarit, duhej markuar Latifi të mos lehej 1 për 1. Kemi lënë disa pikë, si përshembull ndeshja me Egnatian. Por ka qenë faktor dhe terreni, pasi të luanim në ‘’Selman Stermasi’’’ na penalizonte për nisjen e topave. Lojtarët duhet të mësohen me presionin, me emrin që ka Tirana, por mos të harrojmë që futbolli është i poshtër dhe duhet të rrimë me këmbë në tokë, pasi do të ketë dhe dit me shi’’.

Kartonët: ‘’Janë kartonë të panevojshëm. Majkëlli mori një karton në dyluftim, është pikë referimi, mund të ishin shmangur por është adrenalina e lojës. Më i pafalshëm ishte kartoni i Tolit, ndërsa i Najdovskit ishte ndryshe pasi ndaloi një aksion të Partizanit’’.

Derbi përballë Shkëmbit: ‘’Ndaj Dinamos ngelet derbi, në kohët e sotme ka mënyra për të mësuar informacionin. Kur je futbollist ke mendjen të festosh ndërsa si trajner të ndan nga shokët, familja nga të gjithë pasi nuk ke kohë’’.

Barazia: ‘’Është steriotip i punës time që të gjithë të ndihen të barabartë. Edhe ata që rrinë në stol, siç e patë dhe sot me Zhivanajn hyri dhe na ndihmoi. Gent Muçën e kam si zv.trajner krah të djathtë dhe kur e thërret paraqitet aty për të dhënë kontributin’’.

Dedikimi: ‘’Kjo fitore shkon për tifozët që nuk ishin të pranishëm në stadium, pasi nuk mungon kurrë mbështetja e tyre. Nuk janë trembur, por nga situata që krijohet ndodhën dhe këto’’, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura