Shehi rikthehet në stërvitje, por bëhet me “dhimbje koke”. Tirana pa mbrojtje me Vllazninë

Feb 23, 2021 | 8:35
SHPËRNDAJE

Orges Shehi kthehet në stërvitjen e Ti ranës. Trajneri i bardhebluve ka lënë pas shqetësimet e temperaturën dhe që nga e hëna i është bashkuar ekipit në “Skënder Halili”.SHEHI TIRANA

Ndonëse i veshur me xhup dhe në asnjë moment nuk mori aktivisht pjesë në përgatitjen e grupit, ai për një pjesë të madhe të saj qëndroi në këmbë dhe kontrolloi përgatitjet, ndërsa më pas qëndroi i ulur në pankinën e “Skënder Halilit”. Për t’u shënuar është se stafi teknik u dha ngarkesë fizike lojtarëve, të cilët vrapuan për shumë minuta rreth fushës. Në fakt, skuadra ka qenë si e fikur këto ditë.

Nga titullarët në stërvitjen e djeshme mungonin vetëm Bekaj dhe Kale, ndërsa ishte kthyer nga dëmtimi Ilion Lika. Torasa është stërvitur, por ende nuk është gati të luajë nga minuta e parë.

tiranaaa

MUNGESAT

Tirana edhe në ndeshjen me Vllazninë do të ketë disa mungesa. Si fillim, është e sigurt që mungon Erjon Hoxhallari për shkak kartonësh dhe Filip Najdovski, sepse është me COVID. Kjo do të thotë se bardheblutë janë pa mbrojtje fare në sfidën me Vllazninë.

Llogarit edhe faktin që Behiratçe nuk ta mbush mendjen dhe Vangjeli akoma nuk është në formë, Shehit i kanë nisur dhimbjet e kokës. Duhet të sajojë një repart të tërë, sepse nuk ka mbrojtës. Opsioni i parë është që në qendër të mbrojtjes të luajnë Behiratçe dhe Vangjeli, ndërsa opsioni i dytë që Toshevski të spostohet në qendër së bashku me Kristin, ndërsa djathtas të luajë Toli.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura