Shehi: Ndeshje e dobët, Kamza meritonte më shumë. Ja pse vuajti Skënderbeu

Oct 21, 2018 | 16:21
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi foli për mikrofonin e Supersport pas ndeshjes, ku u shpreh i kënaqur me fitoren, por jo me lojën. Sipas Shehit, kjo ishte një nga ndeshjet më të dobëta të Skënderbeut.

bandicam 2018-10-21 16-05-30-552

Lojtarët që nuk luajtën kanë një ndeshje stërvitore me të rinjtë… Fitorja e 3-të radhazi, është ky Skënderbe ai që ti do?

Fitorja të ngroh. S’kemi qenë aty ku duhet. Kamza mund të meritonte edhe me shumë. Është një nga ndeshjet më të dobëta. I tillë është futbolli, duhet të mësohemi edhe të vuajmë. Na kënaq 3 pikësh.

Për sulmuesit Xhon dhe Krasniqi…

Janë të 2 çuna të rinj, duan kohë. Kanë karakteristika të ndryshme. Të gjithëve do t’iu jepet mundësia. Mënyra si punojnë dhe dëshira më kënaq. Futbollisti është njeri nuk është makineri që të jetë 100 %. Do të kenë besimin tim maksimal.

Pse pjesën e dytë i latë terren Kamzës, ndikoi mungesa e eksperiencë, cili mendoni se është problemi?

Në pjesën e dytë jemi tërhequr më shumë seç duhet. I kemi kërkuar mos tërhiqen aq shumë. Ata janë të rinj dhe hyn presioni. Meritë e Kamzës që na vuri në vështirës. Ndikoi edhe kondicioni jo i duhur i disa lojtarëve. Demte u kthye të enjte nga angazhimi me kombëtaren. Dalja e Muzakës na kushtëzoi. Radas ka pasur dëmtim. Zëvendësimin nuk mund ta bënin më shpejt.

9 javë 4 gola të pësuar. Ja vlejti insistimi juaj për portierin Teqja?

Opinioni im ka qenë maksimal. Jo më kot thoja që porta do t’i besohet Teqja. Sot ishte njeriu i ndeshjes. I di vlerat që ai ka. S’duhet të kënaqet me pak. Oreksin duhet ta ketë më të madh për të bërë hapa të mëdha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura