Shefi që mbikëqyr Zërin e Amerikës dhe mediat ndërkombëtare jep dorëheqjen me kërkesë të Presidentit Joe Biden

Jan 20, 2021 | 23:37
SHPËRNDAJE

Mediat amerikane raportojnë se kreu i agjencisë që mbikëqyr transmetuesit ndërkombëtarë amerikanë, përfshirë Radion Evropa e Lirë, ka dhënë dorëheqje, me kërkesë të presidentit Joe Biden.

gdssdg

Radio Publike Kombëtare e SHBA-së, Washington Post dhe Washington Examiner shkruajnë në Twitter se Michael Pack ka dorëzuar letrën e tij të dorëheqjes nga posti i drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Amerikane për Media Globale (USAGM).

Në faqen e USAGM-it nuk ka ende asnjë njoftim për dorëheqjen e tij.

Por, Byron York, nga Washington Examiner, ka shpërndarë në Twitter tekstin e letrës së supozuar të dorëheqjes nga Pack.

Në të, Pack, i emëruar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, citon kërkesën “dëshpëruese” të administratës së re për dorëheqjen e tij.

“Është dëshpëruese kërkesa për dorëheqjen time. Kjo, për kohë të gjatë, do të shihet si akt partiak, që ka dëmtuar zyrën e krijuar për t’i shërbyer popullit amerikan dhe interesit kombëtar”, thuhet në letër.

Mandati i USAGM-it është të promovojë lajme të paanshme në mbështetje të lirisë dhe demokracisë jashtë SHBA-së.

Por, mandati i Packut ka nxitur akuza – edhe nga ish-shefat e Radios Evropa e Lirë, redaktorët dhe drejtorët e shërbimeve të saj – se ai ka braktisur traditat dypartiake dhe ka bërë përpjekje të forcojë ndikimin e një partie mbi transmetuesit.

Biden dhe ekipi i tij i tranzicionit – i udhëhequr nga Richard Stengel – janë zotuar se do t’i rishikojnë plotësisht veprimet e Packut dhe kanë lënë të kuptohet se ai mund të zëvendësohet. /Rel/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura