“Shefi i trajnimeve në Polici sms provokuese femrave, ngacmoi seksualisht shoqen e vajzës”

Oct 13, 2015 | 13:18
SHPËRNDAJE

Denoncimi i fundit i mbërritur te ish kryeministri Berisha është për shefin e trajnimeve të Policisë në Berat.

Statusi i Berishes ne Facebook
Statusi i Berishes ne Facebook

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Berisha publikon sms e ardhur nga një qytetar i Beratit, sipas të cilit shefi i trajnimeve në Polici, Abdulla Alija i dërgon sms provokuese femrave me uniformë dhe u kërkon të dalin me të për kafe në këmbi të emërimit në pozicione të mira.

Sipas denoncuesit zyrtari i Policisë është një i divorcuar dy herë, madje ka ngacmuar seksualisht edhe shoqen e vajzës së tij.

SMS për Berishën

“Pershendetje zoti S.Berisha.

Para se gjithash ju uroj shendet dhe te mira.

Une jam nje qytetar nga Berati me profesion mesues por bashkortja ime edhe kunata kane mbaruar shkollen baze te policise. Pervecse duhet te perballen me cdo lloj personi te inkriminuar ne rruge duke ber sakrific dhe duke qendruar dhe turni 3 ne pune pasi ashtu e do detyra kunata ime por edhe bashkshortja por jo vetem sipas tyre qe te gjitha ankohen pasi po u hapen probleme me shefin e trajnimeve ne Berat zotin Abvdulla Alija. Ky i fundit i dergon te githa vajzave mesazhe provokuse edhe kur nuk u kthejn pergj vazhdon serisht me mesazhe te tjera kercenuse nga nr privat gje qe nuk i lejohet ta perdori brenda institucionit. Kulmi Zoti Berisha ka arritur kur kunates time edhe disa te tjerave u ben presion me mesazhe por edhe duke i thirur ne mbledhje gjoja vec e vec dhe i kercenon qe mqs nuk dilnin per kafe me mua une do ndikoj ne emerimin tuaj dhe do ju coj sa me larg duke mar si shembull edhe vajza te tjera te cilat pranojn per tu takuar jasht pune dhe vetem me te duke treguar se ja filanken apo filanken e kam ndihmuar do ndikoj te rri me pune ne Berat. Kjo gje esht fare e thjesht per tu verifikuar zoti Berisha mjafton te hapen tabulatet e mesazheve nga nr i tij privat.

Flm per mirkuptimin zoti Berisha dhe shpresoj ta ngrini ju zerin edhe per ne pasi kemi besim tek ju.

Dua te theksoj se zotria ne fjale eshte manjak i vertet pasi esht mbi 50 vjec i divorcuar dy herë per tradhti bashkshortore, ka arritur sa ka ngacmuar seksuakisht edhe shoqen e vajzes se tij.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura