Shefi i Rrugores së Elbasanit rezultoi pozitiv me COVID-19, del përgjigja e tamponit edhe për shokun e tij

Jul 7, 2020 | 19:21
SHPËRNDAJE

Rreth një javë më parë Shefi i Policisë Rrugore të Elbasanit u konfirmua pozitiv me COVID-19.

Elbasanpolicia

Pas konfirmimit të tij disa tamponë i janë bërë kontakteve të afërta të tij, mes tyre shokut të ngushtë. Edhe ky i fundit ka rezultuar pozitiv me koronavirus duke e çuar në dy numrin e të prekurve, në Drejtorinë e Policisë në Elbasan.

“Panorama” ka mësuar se A.K është vetëkarantinuar menjëherë pasi mori përgjigjen e tamponit.

Ndërkohë numri i infeksioneve në vend, vijon të mbetet i lartë. Ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë 74 persona, ndërsa dy kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura